Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

(EMRI) Kë shkarkoi Bashkia Shkodër nga puna?

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, Ted Kopliku, ka denoncuar gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” largimin nga puna të një qytetari simpatizant të tij, vetëm pse kishte zgjedhur ta mbështeste në fushatë.

Sipas Koplikut, ky veprim është një formë presioni politik dhe tentativë për të frikësuar mbështetësit e opozitës.

Përsoni i shkarkuar nga puna është Vildana Gushta, drejtuese e gjendjes civile Shkodër.

Ai akuzoi Bashkinë Shkodër se është shndërruar në një agjenci punësimi për militantët e Partisë Socialiste, duke shpërblyer ata që e mbështesin dhe duke ndëshkuar zërat kritikë.

Kopliku theksoi se një administratë publike nuk duhet të përdoret si mjet për përfitime politike dhe kërkoi që të garantohet liria e qytetarëve për të shprehur bindjet e tyre pa pasur frikë nga pasojat. /RealitetiPost

Related posts

VIDEO/ Shkodër, gjobiten 1746 drejtues automjetesh për parkim të gabuar…

Java e 31 e Superiores luhet në dy ditë, duele direkte për mbijetesën dhe Europën

“Nëse nuk e fiton do ia jap unë 100 mijë euro”/ Kush është biznesmeni i njohur që i premton shumën e majme Luizit…