Shkodra Post
Kronika

M.Madhe/ Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje…

Malësi e Madhe Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon ngjarjen.

Kapet në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, autori i dyshuar. Sekuestrohet çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari, të moshuarës. Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit

Detaje nga vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër, autori: Kemi pasur debate për qiranë. Automatiku nuk ishte i imi…

VIDEO/ Arrestohet 52 vjeçari në Shkodër, brenda servisit i gjenden armë…