Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

75-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Pukë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 49 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Shkodër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. S., 33 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer me grushte xhamat e derës së Spitalit Gjinekologjik Shkodër;

-L. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja amerikane B. G., 29 vjeçe, se më datë 30.11.2025, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht;

-një 14-vjeçar, pasi ka goditur me grushte shtetasin O. G., 19 vjeç, për motive të dobëta.

Më datë 01.12.2025, në Pukë, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi Sh. G., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në tualet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Plagosje me thikë pranë spitalit në Shkodër, shpallet në kërkim 26 vjeçari…

VIDEO/ Kristian Shkreli: Të dielë të paqtë nga Vau Dejësi…

Benet Beci publikon video me arkitektin e njohur Zef Çunin: Është koha për projekte të mëdha për Shkodrën, është koha për profesionistë!…