Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Myftiu dhe Famullitari i Kishës Ortodokse, mesazhe bashkëpunimi në 33-vjetorin e rihapjes së kishave dhe xhamive…

Myftinia Shkodër, 7 nëntor 2023

Myftiu dhe Famullitari i Kishës Ortodokse, mesazhe bashkëpunimi në 33-vjetorin e rihapjes së kishave dhe xhamive tona

Ditën e martëë, më 7 nëntor 2023, Myftiu i Zonës Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse të Shkodrës, ku u prit nga At Nikolla Petani me bashkëpuntorë.

Takimi erdhi në atmosferën e begatë të përkujtimit të 33-vjetorit të zhvillimit të ceremonive të para fetare masive në Shkodër, që i paraprinë rënies së sistemit komunist në Shqipëri.

Myftiu i Shkodrës dhe Famullitari i Kishës Ortodokse, ndanë sëbashku mendime dhe ide për rritjen e bashkëpunimit në mesin e komuniteteve fetare, rolin e padiskutueshëm të tyre në ruajtjen e ekuilibrave dhe domosdoshmërinë e respektimit të ndërsjellët, duke dhënë shembullin më të përkryer për individin dhe shoqërinë.

Ata ishin të të njëjtit mendim që ditët e shënuara të rihapjes së objekteve të kultit në Shkodër, në nëntorin e vitit 1990, duhet të kthehen në ditë feste kombëtare, që shpirti i besimit dhe fryma e harmonisë të trashëgohet brez pas brezi.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për çështje me interes të përbashkët, si dhe u këmbyen lutje për mbarësi dhe bekime.

Related posts

Benet Beci prezanton projektin për transformimin e Shkodrës: Do të kushtojë rreth 20 mln dollarë…

Si u konfiskua një nga bibliotekat më të vjetra dhe më të pasura të Shqipërisë: Biblioteka e Tabakëve në Shkodër…

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë/ Katër të arrestuar, mes tyre SHEFJA e grupit, sekuestrohet 6 kg KOKAINË, euro dhe automjete (EMRAT)