Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Arrestohen ne Vau-Dejës 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike…

Vau i Dejës

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Waves”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Koman.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në këtë fshat.  

Asgjësohen me anë të djegies 156 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, pas një pune hetimore disajavore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Waves”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.    

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Koman, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 2 shtetas që po kujdeseshin për bimë narktoike. Gjatë kontrollit të zonës u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit S. M., 34 vjeç dhe L. K., 23 vjeç. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

“Kosova kufizohet me Greqinë, At Zef Pllumi vdiq 27 vjeç, Skënderbeu lindi në 1956” – Perlat nga një vajzë “VIP”…

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari

VIDEO/ Kandidati Beci: Duhet punë, bashkëpunim, veprime konkrete. Shkodra e para!…