Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Partizanit: Klubi është i kënaqur nga puna ime. Përsa i përket rinovimit të kontratës…

Partizani do të presë Kukësin nesër në orën 18:00 në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Xhovani Kolela ka dalë në një konferencë për mediat.

“Mendoj që nuk duhet ta shikojmë klasifikimin pasi duke parë që skuadrat janë mjaft të ngjeshura. Duke studiuar kampionatet sezonet e shkuara, kam evidentuar se skuadrat e vendeve të fundit duhet të kishin 10-12 pikë, por tashmë vend ii fundit ka 32 pikë, prandaj për këtë fakt të gjitha ndeshjet janë të vështira.

Kam idetë e mia, sigurisht që të gjitha skuadrat kanë pikat e forta ose të dobëta njësoj si edhe ne. Nuk më intereson nëse ne luajmë pas apo Tirana përpara. Mendoj që janë ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Kukësin, por edhe derbi me Tiranën, nuk ka kohë për të rikuperuar. Janë të gjitha ndeshje të rëndësishme duke përmendur dhe ato të mëparshmen, atë me Erzenin dhe Bylisin sepse nuk na lejohet asnjë hap i gabuar.

Unë mund të flas vetëm për skuadrën time, por është e qartë që nëse ata nuk bëjnë asnjë hap të gabuar e fitojnë me meritë titullin. Ka pak presion, por nuk është negative është normale duke ditur që luan në një skuadër të madhe me objektiva madhorë, paguhemi për të përballuar këtë presion, kështu që është e drejtë dhe është normale, duhet të jesh i përgatitur për ta përballuar, qofsh trajner apo futbollist.

Edhe Erzeni ishte një skuadër që nuk kishte fituar javët e fundit, por nuk ishte ndeshje e lehtë, kështu që nuk ka përballje të thjeshta në kampionat, ka presion si për ne dhe Kukësin, do të jetë e vështirë për ne dhe ata. Me eksperiencë mësojmë. Preka ka luajtur dy ndeshje, do ta shikojmë nesër përzgjedhjen e lojtarëve. Në këtë moment është matematikë e thjeshtë, nëse nuk fitojmë ndaj Kukësit është e kotë që të mendojmë për derbin.

Përsa i përket rinovimit të kontratës, kjo i takon presidentit Gazmend Demi dhe klubit. Unë do të jap maksimumin deri në përfundim të kontratës time dhe në fund vendosim të dyja palët.

Jam përgjigjur pak kohë më parë, që unë mund të vazhdoj dhe nëse nuk fitoj titullin por mendimi im vlen vetëm 50%, kam dashur në karrierën time që të vazhdoj të rinovoj por smë kanë rinovuar. Unë mendoj që palët kanë diskutuar një marrëveshje mes xhentëllmenësh, pra edhe pse po i afrohemi fundit të sezonit unë jam i përqëndruar tek sezoni, dhe kur të mbarojë do të bëjmë një llogari dhe do të vendosim.

Por nëse do mendimin tim, klubi është i kënaqur nga puna ime dhe unë jam i kënaqur nga puna ime, por gjërat mund të ndryshojnë, por në këtë moment është të mbarojmë pozitivisht kampionatin dhe nuk ka rëndësi çështja e kontratës. Unë kam besim tek fjala që personat i japin njëri tjetrit dhe jam i bindur që kam folur me persona që mendojnë si unë, shqetësimi ynë i vetëm është të mundim Kukësin.”

Related posts

Basketbollisti i Tiranës: Tirana kampion në futboll? Sigurisht që po. Është Tirana, 10 vende bosh, pastaj janë skuadrat e tjera

Shkodër/ Arrestohet 47 vjeçari i dënuar në Itali me 14 vite burgim…(EMRI)

Vendimet e Disiplinës, Egnatia duhet të largohet nga Rrogozhina…