Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Spahia në ‘Real Story’: Rama kundër Shkodrës! Kam propozuar 50 projekte, ka pranuar vetëm 4! PD jo e izoluar, kam pritur shumë diplomatë në zyrë, përveç Kim…

 Në studion e Report Tv, kryebashkiaku dhe njëherazi kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia tha se Shkodra është Bashkia e cila është e persekutuar nga qeverisja. Në emisionin “Real Story”, me gazetarin Sokol Balla, Bardhi tha se kjo armiqësi ka ardhur për shkak se Shkodra nuk është “gjunjëzuar” përballë presionit të mazhorancës.

“Qytet i persekutuar, jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht. Për faktin se është një qytet që gjunjëzohet përballë një presioni përballë kësaj mazhorance që nuk e mori vetë, kjo qeveri është më armiqësore që ka pasur Shkodra, është një qeveri që mund të kuptohet që ka një tendencë për ta lënë në vetmi dhe jo vetëm”, tha Spahia.

Për të përforcuar këtë akuzë, Spahia solli disa shifra duke thënë se gjatë drejtimit të tij, i ka propozuar qeverisë 50 projekte të ndryshme për infrastrukturës, turizmit, arsimit dhe i kanë pranuar vetëm 4. Për refuzimet, Spahia tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nga unë janë 50 projekte të paraqitura, nuk kam marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion qendror,  pa llogaritur projekt idenë. Janë infrastrukturë rrugore, ndiçmi, shkolla, kampe sportive, turizëm. Ajo që të bën përshtypje është se financimi nga qeverisja qendrore është zero, madje ka pasur raste ku nga komisionet ndërinstitucionale janë pranuar dhe më pas janë anuluar me urdhër politik. Ne kemi njohje dhe na kanë thënë, “po ju e dini, s’mund t’ia japim Shkodrës”, deklasoi kryebashkiaku.

I ardhur si kandidat i Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ dhe SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Spahia nuk e sheh si një pengesë përballë ndërkombëtarë. Numri një i shkodranëve tha se ka pritur në zyrën e tij, gati të gjithë trupën e diplomatëve, përveç asaj amerikane, Yuri Kim.   

“Nuk ka një izolim të PD, unë kam pasur pothuajse të gjithë ambasadorët, gjati 100%, jo ambasadoren amerikane. Ka qenë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, por edhe të opozitës. Dhe nuk ka një opozitë të fortë pa mbështetjen e shumicës”, tha Spahia.

Ai tha se nuk duhet të pranohet retorika e Ramës, që nëse nuk votoni kandidatin e socialistëve, Shkodra nuk do ketë investime.

Related posts

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, humbin jetën dy përsona një tjetër i plagosur…

Malota paralajmëron Vllazninë për kupën: Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi

Atentati ndaj Armando Prengës/ 29-vjeçari qëlloi 5 herë me armë në drejtim të mjetit të ish deputetit, plumbat në krahun e pasagjerit (Zanafilla e konfliktit)