Shkodra Post
Uncategorized

“Porti tek Ura e Bunës”, Benet Beci jep më shumë detaje mbi projektin…

Po nis sonte paraqitjen më të detajuar të elementëve kryesorë të projektit për HYRJEN E SHKODRËS.

Porti tek Ura e Bunës

Për shekuj me radhë brigjet e Bunës në të dy anët e lumit, në zonën ku tani ndodhet ura e Bunës, kanë qenë një zonë që priste dhjetra anije duke ngarkuar e shkarkuar mallra apo peshk nga Buna e Liqeni. Aty pranë kishte punishte për ndërtimin dhe riparimin e varkave, varka që ishin të famshme për format e tyre të bukura dhe siluetat plot stil.

Ndërtimi i portit dhe i muzeut të lundrimit krijon dy elementë të ndërthurur që sjellin në vëmendje një prej elementëve të rëndësishëm që e kanë bërë Shkodrën një qendër të rëndësishme ekonomike në rajon.

Porti ka një dimension 60 me 20 metër. Ka një platformë lundruese që krijon akses të kollajtë për në mjetet lundruese dhe lidhet me bregun më një urë këmbësore elegante.

Porti do të lejojë ankorimin dhe lundrimin e varkave dhe trageteve për në Shirokë dhe Zogaj (molet e të cilave po përfundojnë) dhe së shpejti edhe drejt moleve të tjera dhe portit të VirPazarit në pjesën malazeze të liqenit. Porti do të shërbejë për udhëtimet për dhe nga lumi Buna pasi të kryhen studimet dhe ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë atë të lundrueshme.

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me operatorët e interesuar turistikë, do të bëjë të mundur një linjë periodike lundrimi gjatë sezonit turistik nga Shkodra drejt Shirokës e Zogajt. Do të bëjmë çdo përpjekje për të pasur transport sa më ekologjik model në Liqen.

Kthimi i lundrimit mbi liqen dhe Bunë nuk është më vetëm një ëndërr. #shkodrapozitive

Related posts

Benet Beci: Albumi i një pasditeje në Parrucë, aty ku i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, për më të mirën e qytetit tonë, për Shkodrën!…

Benet Beci me “Intelektualët e Rinj Shpresë”/ Beci i garantoi mbështetje të rinjve në rast të fitores së zgjedhjeve…

Spahia: Në familjen Zeneli në lagjën “Bahçallek” e cila prej vitesh ka ndërmarrë një sipërmarrje për tu përgëzuar…