Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Festë me katër gola të shënuar, Vllaznia mund Laçin dhe sheh kreun më afër…

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Laçit, duke u konfirmuar tashmë si një skuadër pretendente për titullin kampion. Kuqeblutë kanë dominuar plotësisht ndaj kurbinasve duke marrë tre pikët me meritë, teksa vetëm 3 pikë është edhe distanca që i ndan tanimë nga vendi i parë.

Shkodranët kanë dominuar që nga minuta e parë sfidën, duke kërkuar vazhdimisht golin derisa e gjetën atë me anë të Hoxhajt. Më pas, për ta u bë gjithçka e thjeshtë dhe sulmuesi i dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë duke bërë të qartë se si do të shkonte rrjedha e sfidës.

Josa i dha minuta edhe Bekim Balajt në pjesën e dytë, por ndërsa ekipi i tij shpërdoronte raste para portës, Laçi rihapi duelin me golin e Shkurtajt. Megjithatë, drithërimat e vendasve zgjatën pak minuta pasi Juriç vendosi edhe një herë distancën e dy golave. Ndërsa në fund, ishte Jonuzi ai i cili shënoi golin i cili vulosi suksesin 4-1 të kuqebluve që duket se janë kthyer në shinat e duhura dhe kërcënues në garën për titullin

Related posts

Benet Beci në Zdrale: Zona të tilla, duke u trajtuar me kujdes, mund të kthehen në hapësira tërheqëse edhe për vizitorët…

Oficerë policie në çdo shkollë, ministrja e arsimit tregon si do të funksionojë…

PKK Muriqan/ Tentuan të dilnin nga vendi ynë, me sasi lënde narkotike cannabis sativa, me vete, arrestohen 2 shtetas…